Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 2,579 raste të reja pozitive me Covid-19, duke e çuar totalin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë në 331,730.

Mediat vendase shkruajnë se kanë humbur jetën edhe 86 pacientë. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 9,950.

Në intubim ndodhen 797 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç.