Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot të dobishme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën nga COVID-19.
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës dhe kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se “sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”./m.m/ /a.g/
Atsh