ATSH/- Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID) po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) të bëhet më i qëndrueshëm financiarisht, duke synuar gjithmonë përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve.

USAID ka bashkëpunuar me OSHEE për të bërë përmirësime operacionale në rajonet Shkodër, Durrës dhe Vlorë, duke kontribuar për të zvogëluar humbjet, për të rritur të ardhurat, për të regjistruar më shumë klientë në rrjet, si dhe për të rritur sigurinë e rrjetit dhe përballueshmërinë ekonomike të klientëve.

Tani OSHEE po zëvendëson praktikat e vjetra me praktikat efikase të USAID në 11 rajonet e veta, për të vazhduar mbi këto suksese dhe për të krijuar një sektor energjetik më të fortë për të gjithë shqiptarët.

USAID, njofton se, gjatë periudhës janar-qershor 2020, USAID ka ndihmuar OSHEE-n, të zhvendosë rreth 9 000 matës të energjisë. Të reduktojë humbjet komerciale në Shkodër, Durrës, dhe Vlorë.

Gjithashtu bashkëpunim ka konsistuar në zbutjen e impaktit financiar të COVID-19 si dhe në zhvillimin e rreth 1200 inspektime për të përmirësuar shërbimin dhe faturimin për klientët. /a.g/