ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, po vijon turin e saj për eksplorimin e natyrës në Shqipëri.
Ambasadorja Kim publikoi foto nga vendi jonë ku shihen ujërat e pastër, prodhimet e detit të siguruara nga peshkatarët dhe ushqimet e detit.
“Mrekulli të pushosh dhe të eksplorosh plazhet shqiptare. Mirënjohëse për drekën që përmban ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksplorojë më shumë”, u shpreh ambasadorja Kim./a.gjonaj//a.a/