Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për listën e kandidatëve për deputet të LSI-së. E ftuar në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’, në televizionin Skampa, Kryemadhi ka thënë se në listën e kandidatëve është investuar shumë. Ajo ka thënë se lista e LSI-së është e vetmja listë që ka kaluar në vetting si dhe ka kaluar pa asnjë ndryshim në KQZ.

“Është investuar shumë, sidomos në qarqe diplomatike për të intimiduar dhe sulmuar listën e LSI, por për një gjë të jeni të bindur, që ajo është akoma më e rëndësishme dhe që dua të them është që lista e LSI është e pastë dhe e kristaltë dhe më e pastër se çdo listë tjetër. Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu. Është e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pike e presje. Siç kanë të gjithë pasi i kanë marrë me short. Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë a në Francë dhe kanë kërkuar azil politik dhe është kthyer dhe tjetri në Greqi. Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë fair”,tha Kryemadhi.