ATSH/ Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë fare të pakta, kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër23/36Diell
Kukës17/33Diell
Lezhë28/35Diell
Dibër17/33Diell pak re
Durrës21/35Diell
Tiranë24/37Diell
Elbasan24/37Diell pak re
Berat20/37Diell
Vlorë21/33Diell pak re
Korçë17/31Diell pak re
Gjirokastër18/37Diell pak re
Sarandë24/33Diell