Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj deklaroi se se vendimi është marrë në kushtet kur çmimet e karburanteve kanë shënuar rënie të vazhdueshme gjatë javëve të fundit dhe situata në treg është stabilizuar.
Ministrja theksoi gjithashtu se vendimi lidhet edhe me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.
“Ne sot vendosëm që të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh ka qenë në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj të cilët kanë pasur luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, dhe prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur duke u reduktuar. Çmimet e bursës janë stabilizuar. Në kontekstin gjeopolitik është arritur një marrëveshje dhe Kanali i e Hormuzit do të zhbllokohet. Situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësira dhe tregu i hidrokarbureve është stabilizuar. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm që ta përfundojmë funksionimin e Bordit të karburanteve”, tha Ibrahimaj.



























