ATSH/-Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në kuadër të Projektit Twinning, ( të binjakëzimit) zhvilloi sot një takim online mes ekspertëve të fushës për adaptimin e procedurat e prokurimit të brendshëm të  Autoritet Rrugor Shqiptar (ARRSH) sipas modeleve më të mira të Bashkimit Europian.

“Patëm një aktivitet tjetër për hartimin e propozimeve për ndryshimet e nevojshme të rregulloreve adekuate ligjore shqiptare dhe procedurat e prokurimit të brendshëm të  Autoritet Rrugor Shqiptar” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Sipas ARRSH-së, ekspertët e binjakëzimit mbajtën një video-konferencë me disa nga aktorët kryesorë, si: (ARRSH, Agjencia e Prokurimit Publik, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të përfshirë në punën legjislative, e cila është duke u zhvilluar drejt hartimit të një ligji të ri për Prokurimet Publike dhe Ligjit për PPP dhe Koncesionet.

Gjatë video-konferencës, ekspertët e binjakëzimit u informuan për gjendjen aktuale në lidhje me këtë proces dhe shkëmbyen mendimet e tyre se si t’i sjellin ligje të tilla në përputhje me legjislacionin e BE-së.