Kadastra shqiptare informoi qytetarët se nuk duhet të shqetësohen nëse fragmente harte kadastrale, kartela e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t’iu vijë me pamje tjetër.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmjatje të hartës kadastrale“, ka ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin për proceset kalimtare.
“Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik. Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që apikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format”- citon njoftimi i Kadastrës Shqiptare. /j.p/