IdentiTek ka njoftuar se Shërbimi i Klientit funksionon me numrin +355 4 451 9999.
Numri i ri do të shërbejë për çdo informacion që lidhet me dokumentet biometrike, ndërsa Shërbimi i Klientit është i hapur nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.
Sipas IdentiTek, ndryshimi është pjesë e angazhimit për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim më cilësor.
Përmirësimi i kanaleve të komunikimit synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë marrjen e informacionit për qytetarët.
/e.i/r.e/a.f/



























