Rama iu referua veprës së Samuel Beckett “Duke pritur Godon”, ndërsa tha se “mendoj kaq shpesh këto kohë për kryeveprën e Samuel Beckettit, ndërkohë që ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Pse mendoj kaq shpesh këto kohë për kryeveprën e Samuel Beckettit ndërkohë që ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është qartësisht e rastësishme”, tha Rama, duke iu referuar romanit të Becktettit, “Duke pritur Godon”.