ATSH- A. Fortuzi/- Bashkia e Kavajës ka ngritur këtë të premte Taskforcën antiCOVID, ndërsa ka ndarë dhe detyrat e pjesëmarrësve në këtë Taskforcë.
“Në zbatim të Urdhrit për monitorim të masave antiCOVID-19, sot më datë 17.07.2020, u zhvillua takimi për ngritjen e Taskforcës vendore antiCOVID-19 në qytetin tonë, ku ishin të pranishëm NënPerfekti i Qarkut Tiranë, NënKryetari i bashkisë Kavajë dhe Sekretari i Përgjithshëm, gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Drejtoria Bashkiake e Policisë Kavajë, Drejtoria Vendore e Policisë Kavajë, Drejtoria e Shëndetit Publik etj.”,- njofton bashkia Kavajë, e cila thekson se në fokus të Taskforcës do jenë lokalet e natës, pishinat, resortet etj.
“Në këtë takim u diskutua në lidhje me grupet e masave antiCOVID-19, të cilët do të vijojnë monitorimin sipas grupeve të krijuara, në subjektet përkatëse dhe do të kenë në fokus subjektet (lokale nate, pishina, resorte, etj). Gjithashtu u caktua grupi i gatshëm nga ISHSH, Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, të cilët do të kryejnë kontrolle në subjekte për monitorimin e zhurmave tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe në zonat turistike bregdetare, rast pas rasti edhe në orët e vona.”,- bën të ditur bashkia Kavajë. /a.a/