A member of the medical staff (L) receives a dose of the Pfizer-BioNTech Covid-19 vaccineat the AHEPA hospital in Thessaloniki on December 29, 2020, as the country starts its national vaccination campaign to fight against the spread of the novel coronavirus. (Photo by STRINGER / AFP) (Photo by STRINGER/AFP via Getty Images)

Nesër nis vaksinimi antikovid për farmacistët në rajonin e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve përmes një njoftimi ku theksohet se çdo farmacist që është i interesuar të kryejë këtë proces, duhet të regjistrohet duke plotësuar një formular me të dhënat përkatëse.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.