TIRANË, 15 korrik /ATSH – I. Vata/- Bashkia Mat ka nisur punën për zbatimin e projektit për rehabilitimin e parkut “ Nëna Mbretëreshë Geraldinë ” dhe sheshit “Ahmet Zogu” në qytetin e Burrelit.
Bashkia Mat në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka akorduar 69 milionë lekë për rehabilitimin e dy parqeve të qyteti të Burrelit.
“Fondi për këtë projekt është dhënë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në shumën e rreth 69 milionë lekë të rinj pa TVSH. Ky është një premtim i bërë realitet brenda vitit të parë qeverisës”, bën të ditur bashkia Mat.
Bashkia e Matit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve pasi kantieri do të jetë i hapur brenda parkut dhe në shesh.
Parku i qyteti ndër më të preferuar nga qytetarët ishte lënë në harresë për vite me radhë.
ATSH