Presidenti Meta: Cdo pike gjaku qe derdhet ne fushate eshte pergjegjesi personale e Edi Rames, e Ardi Veliut e drejtoreve lokale te Policise. Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës.
Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme. Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste.