Dy ditë më parë, qytetarët në Kosovë u paralajmëruan që të mos vizitojnë Parkun e Gërmisë, pasi një ari u pa të lëvizë në zonë.

Në terren mbërriti ekipi i emergjencës. Policia njofton se është bërë kontrolli i zonës, përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut.

Kështu, Parku u rihap mëngjesin e sotëm e qytetarët mund ta frekuentojnë të qetë.
Të dielën pasdite, qytetarët telefuan policinë, pasi pretendonin se kishin parë një ari në park.

Komuna konfirmoi se kafsha nuk ka qenë pjesë e “Parkut të arinjve”, por për arsye sigurie mbylli përkohësisht parkun.

Top Channel