Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha për vaksinat anti-Covid janë të dëmshme dhe përhapin panik.
Kështu i ka komentuar kryeministri Edi Rama thirrjet e Berishës për ndalimin e vaksinimit, ndërsa ka cilësuar të pafalshme mungesën e reagimit të kryeopozitarit Lulzim Basha lidhur me këtë çështje.
Pas punonjësve të industrisë fason, kryeministri Rama gjatë vizitës në Kavajë tha se vaksinimi do të shtrihet edhe te punonjësit e turizmit, si e vetmja formë për të shpëtuar sektorin dhe ekonominë e vendit.
Kreu i qeverisë nuk ka kursyer as ironinë për programin e Partisë Demokratike, veçanërisht për taksën e sheshtë, duke shtuar se tatimi progresiv është ai që u duhet shqiptarëve.
Top Channel



























