Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Nga raportimet mësohet se nga flakët e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkaqet e nisjes së zjarrit nuk dihen ende, megjithëse dyshohet se ato janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.