Parlamenti polak shtyu sot votimin e planifikuar për një ligj të ri të diskutueshëm për median, një veprim i mundësuar nga votat e opozitës.
“Është e paqartë nëse seanca do të rifillojë më 2 shtator ose 15 shtator”, njoftoi agjensia polake e lajmeve PAP.
Një shumicë e vogël prej 229 deputetësh votuan pro shtyrjes së seancës, siç sugjeroi partia opozitare rurale PSL.
Vendimi është një goditje për qeverinë e koalicionit konservator, që u rrëzua pas shkarkimit të zëvendëskryeministrit Jaroslaw Gowin nga kryeministri Mateusz Morawiecki./