ATSH/ Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Autoriteti Portual Durrës do të mundësoje ofrimin e disa shërbimeve te Dispecerisë Qendrore online.

Autoriteti njofton se dokumentat për mbërritjen, lejen e doganës, BL, cargo plan, cargo manifest, njoftim gadishmërie, vërtetim GT duhet të sillen me email në adresën dispeceria@durresport.al pa qënë e nevojshme paraqitja pranë zyrave.

Po me e-mail, njoftoi Autoriteti, do të përcillet nga dispeceria edhe dokumentacioni për planin e akostimit, pasqyra e akostimit të trageteve bashkë me faturimin si dhe faturat tatimore të shërbimit./a.gjonaj/