“Me këtë projekt vihen në pah hyrjet e rrugës së lashtë Egnatia në qytetin e Skampinit nëpërmjet pranisë së dy kullave roje në portat e sotme qe dallohen me vështierësi mbi nivelin e tokës si pasojë e ngritjes së nivelit të dheut nga sedimentet dhe mbetjet e sjella nga Zaranika. Sipas mendimit tim kjo projekt- ide mund të prodhojë rezultate të paimagjinueshme në përfytyrimin kolektiv, duke kujtuar origjinën romake të qytetit. Pyetja se si mund të reaizohej kjo ide krijoi një moment diskutimesh projektuese të rëndësishme, që përfshiu ekspertët dhe studentët qe panë të shfaqet nga gërmimet pjesa e poshtme e kullës së perëndimit që sot është bërë e dukshme dhe më së fundmi edhe kulla e dytë pranë kullës së Lindjes, dy konfirmime konkrete të hipotezave të ngritura nga studiuesit dhe në të njejtën kohë nje ndjesi egzaltuese që vetëm në një kontekst kulturor arriti që të realizohej kaq shpejt.
Në këtë rast, duke u nisur nga gjendja e rrënojave modeli i referimit nuk mund të ishte veçse porta romake, meqenëse nuk egzistonte asnjë artifakt i sistemimit të mëvonshëm ottoman………….https://elbasaniad.org/projekti-portat-e-lindjes-dhe-peren…/