Elbasani nuk surprizon! Rezultatet e deritanishme tregojnë rritjen e votave për PS-së në këtë qark. Nga numërimi i deritanishëm, PS kryeson me mbi 55% të votave, duke siguruar 9 mandate. Një rezultat historik, krahasuar edhe me zgjedhjet e 2017-ës ku pati 7 mandate. Ndërkohë që numërimi vijon edhe ne KZAZ 48. Lazime Shkalla, kryetare e kësaj KZAZ, na sjell të tjera detaje, ndërsa thekson se Partia socialiste kryeson.
Qarku i Elbasanit ka në total 10 KZAZ ku 4 ka vetem bashkia e Elbasanit dhe të gjithë bashkitë e tjera kane nga një KZAZ. Në të gjitha KZAZ e Qarkut të Elbasanit duhet theksuar se procesi vijon normalisht nderkohe që jane zëvëndesuar persoinat që kane nis numërimin gjatë natës.



























