ATSH/ Pas Lushnjes dhe Divjakës, të njohura për mbjelljen çdo vit të sipërfaqeve me luledielli, edhe në Rrogozhinë fermerët po kultivojnë këtë farë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të fushave të mbuluara me lulediellinë Sinaballaj të Rrogozhinës.
Rama vë në dukje potencialin bujqësor dhe bukurinë natyrore të zonës.
Ai thekson se fushat me luledielli edhe në këtë njësi, pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal.



























