Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka sqaruar se si do të funksionojnë vërtetimi online në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje.

Ram shkruan se bizneset e hapura duhet të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë, pasi në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli.

Rama: Gati vërtetimi online në www.e-albania.al për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 – 26 prill). Ky vërtetim merret vetëm një herë!

Kujdes! 

Ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në www.e-albania.al sipas kategorisë përkatëse

* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si administrator me kredencialet tuaja. Klikoni butonin regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. 

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”. Pasi të klikoni butonin “përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë. Klikoni butonin “dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit tuaj dhe konsumatorin!

Përdorni www.e-albania.al

Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale.

Ora News