Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës shoqërohet edhe nga familja e tij.

Në Lungomare ku do të zhvillohet edhe mbyllja e fushatës elektorale, Kryeministri Rama ndodhet bashkë me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël, Zahon.

Në mitingun përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë një ditë më parë Kryeministri Rama tha se Zaho kishte shprehur dëshirën që të ishte i pranishëm. Këtë dëshirë Kryeministri Rama ia ka plotësuar sot duke e sjellë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin bregdetar.