ATSH – I. Vata/- Deputeti i PS-së dhe Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentarë të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha sot se ndryshimi në Reformën Zgjedhore vjen nga dialogu dhe opozita duhet të vijë të ulet në tryezë për ndryshimet zgjedhore.

Në fjalën e tij në Kuvend, Gjiknuri tha se Reforma Zgjedhore është tema sot e politikës shqiptare. Natyrshëm kur flasim për Reformën Zgjedhore ka qasje të ndryshme, e gjithë  bagazhin politik negativ dhe pozitiv i këtij vendi fillon dhe shkarkohet te reforma zgjedhore dhe gjithçka e mirë e keqe, shihet te Reforma Zgjedhor. Shumë thonë se e keqja vjen nga sistemi zgjedhor. Në fakt zgjedhjet dhe problemi për zgjedhjet nuk kanë qenë në vetvete as sistemi dhe as se ka pas zgjedhje demokratike Shqipëria, por ka qenë mospranimi i humbjes nga humbësi. Vazhdimisht humbësit mallkojnë sistemin”.

Ai shtoi se “dua të bëjë një njoftim dhe dijeni se si kemi ecur deri tani sepse edhe përfaqësues të opozitës thonë se ngjarjet që ndodhin të braktisin reformën”.

“Në fakt, ne bëmë një gjë atipike që përfshimë dhe opozitën jo parlamentare në procesin e reformës zgjedhore dhe bëmë shumë mirë. Jo se këtë na e kërkuan ndërkombëtarë, por për kushtet që ishim Reforma Zgjedhore duhet të këtë një dakordësi edhe nga pala jashtë parlamenti sepse edhe ato përfaqësojnë një realitet politik dhe nëse ky vend do gjejë paqe në zgjedhje përfaqësimi i opozitës në Reformë Zgjedhore, ishte dhe është e domosdoshme.”, tha ai

Gjiknuri tha se flitet se opozita ka sjellë pesë pamflete politike dhe ne duhet ti hamë ato

“Reformat nuk bëhen as me megafon as me letër këmbime. Ne u ulëm në atë  tavolinë, zgjodhëm të funksiononim e  një grup teknik dhe me mbështetjen e ODIHR, ku palët hedhin mendimet e tyre. Ulen diskutojnë. Kanë draftet përpara. Kanë opsionet e tyre dhe nëse nuk gjejnë dakordësi ne kemi një albitër mendimi. Kërkesa e PD-së ishte e shkruar e qartë që nëse palët nuk arrin të bien dakord për pikëpamje të ndryshme porsa i përket reformimit të Reformës Zgjedhore duhet ti drejtohemi ekspertizës së ODIHR për të  gjetur konsensusin dhe kështu kemi bërë. Sot në tavolinë janë disa paketa, janë të gatshme. Ka diferenca për nivelin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore, për rolin  e kontrolli, kotën gjinore, ka në fakt  partitë e opozitës kundërshtojnë rekomandimin e ODIHR që kota gjinore duhet të jetë 1/3 në çdo listë zgjedhor, por ka dhe çështje që kemi rënë dakord”, tha ai.

Në vijim, Gjiknuri tha se të gjitha këto nuk zgjidhen me letërkëmbime, duhet dialogu dhe argumenti për ndryshime zgjedhore.

“Prandaj nuk është mënyrë të largohesh nga tavolina. Tavolina është dinjitet është forcë. Aty ke forcën e argumentit. Aty ke mundësi të realizosh diçka, ty mbaj dhe qëndrimin tënd, por ulu dialogu. Si do vijë ndryshimi po s’patëm kulturë bashkëpunimi, po nuk u ulëm po nuk djaloguam me njëri-tjetrin. Si do vish në pushtet nga rruga, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, shtoi ai.

Në lidhje me ndryshimit të sistemit zgjedhor,  Gjiknuri tha se sistemi nuk është  një listë dëshirash. Nuk jemi këtu për të bërë themelet e para të Republikës së re”.

“Ka shumë sisteme. Si do arrijmë ne rezultatin e përbashkët?. Po të hapim lojnat e sistemit në ato mënyra që themi ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë, sepse kur  ndryshohet sistemi zgjedhore nuk ndryshon vetëm mënyra si përkthehen vota në mandate, por ndryshohen raportet që ka qeveria me parlamenti, ndryshohen dhe raportet Presidenti me Parlamentin, ndryshohen raportet që mund të kenë organet e drejtësisë me parlament. Kjo nuk mund të zgjidhet tani kur opozita është në rrugë, donë klimë të qetë, por duket konsensus politik”, tha ai.  /a.g/