Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”. Ka qenë përfaqësuesi i koalicionit Ivi Kaso ai që ka dorëzuar listën e partive që janë pjesë e koalicionit.
“Koalicioni do të garantojë fitoren me datë 25 Prill. Firmosën të gjitha partitë. Tani pritet vetëm vota plebishitare shqiptare me datë 25 Prill”, tha Kaso.
Janë 14 parti që do të udhëhiqen nga Partia Demokratike dhe do të kandidojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.
Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha arriti marëveshjet me Nard Ndokën e Partisë Demokristiane, Bamir Topin e FRD-së, Fatmir Mediun e PR-së dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së.
Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:
PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia