ATSH/ -Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë gjatë periudhës së koronavirusit nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e vendeve ku ata ndodheshin, apo ku duhet të kalonin tranzit.

Për këtë ambasadat shqiptare falënderojnë autoritet e vendeve të huaja, të cilët mundësuan kalimin e shtetasve shqiptarë që kërkonin riatdhesim.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë falënderon dhe shpreh mirënjohje për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Drejtorinë Konsullore, si edhe policinë sllovene për bashkëpunimin e heshtur dhe me shumë efektivitet në realizimin me sukses të riatdhesimit të një numri të madh shtetasish shqiptarë, që gjatë krizës aktuale të korovirusit, kanë kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë me destinacion Shqipërinë. Po ashtu, një falënderim i veçantë për realizimin edhe të disa operacioneve humanitare.

Gjithashtu edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut falënderon dhe shpreh mirënjohje për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Drejtorisë Konsullore, si edhe policinë maqedonase për bashkëpunimin e heshtur dhe me shumë efektivitet në realizimin me sukses të riatdhesimit të një numri të madh shtetasish shqiptarë, që gjatë krizës aktuale të korovirusit, kanë kaluar tranzit në territorin e me destinacion Shqipërinë.

/gj.mima/