ATSH /Të gjitha gjimnazet në vend janë gati për të mirëpritur maturantët më 18 maj, ku menjëherë pas publikimit të udhëzuesit nga ministria e Shëndetësisë, janë marrë të gjitha masat për sigurinë e shëndetit të nxënësve gjatë procesit të konsultimeve të provimeve të Maturës Shtetërore.
Zëvëndesministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare sqaroi se janë krijuar të gjitha kushtet e duhura higjieno-sanitare që nxënësit të mos rrezikohen nga infeksioni COVID-19.
Sipas Gugës, këto tre javë rikthejnë maturantët në shkolla duke respektuar në mënyrë strikte protokollin dhe rregulloren për sigurinë e tyrë shëndetësore.
“Me publikimin e udhëzuesit nga ministria e Shëndetësisë mbi masat që duhen marrë sa i përket higjienizimit dhe kushteve higjieno sanitare për sigurimin e shëndetit të nxënësve, ministria e Arsimit mori masat për rihapjen pjesshme vetëm për maturnatët nga 18 maji deri 5 qershor.Këto 3 javë nënkuptojnë rikthimin e maturantëve për konsultime për 4 provimet e maturës shtetërore por duke respektuar në mënyrë strikte protokollin dhe rregulloren që ka të bëjë e sigurinë shëndetësore të nxënësve në shkollë”, – u shpreh Guga.
Zv.ministrja tha se fillimisht në bashkëpunim me bashkitë, është kryer dezinfektimi për të vijuar më pas me përcaktimin e rregullores dhe zbatimin e saj në kushtet specifike të cdo shkolle. Ajo argumentoi se mbi bazën e numrit të maturantëve të çdo shkolle është bërë edhe shpërndarja e tyre në klasa, duke respektuar distancimin fizik nga 1.5 metra deri në 2 metra.
“Fillimisht në bashkëpunim me e njësitë vendore, pra bashkitë është bërë dizinfektimi i shkollave. Të gjitha institucionet arsimore duke u ndalur tek drejtoritë e shkollave kanë punuar këtë udhëzues dhe kanë përcaktuar një rregullore të zbatimit të saj në kushtet specifike të cdo shkolle. Kjo do të thotë që në bazë të numrit të maturantëve të cdo shkolle janë bërë listat e shpërndarjes së nxnësve nëpër klasa duke respektuar distancimin fizik 1.5 metra deri në 2 metra horizontalisht dhe vertikalisht. Gjithashtu, në hyrjen në shkollës është bërë vijëzimi dhe piketimi duke ruajtur po të njëjtën distancë në momentin e hyrjes në shkollë”.
Në monitorimin e situatës që nga hyrja e nxënësve e deri në përfundimin e mësimit, do të jetë stafi i mësuesve, stafi mjekësore si dhe oficerët e sigurisë. Në momentin e hyrjes në shkolla, nxënësit sipas zv.ministres do të jenë të pajisur me maska e doreza të siguruara nga ministria e Arsimit.
“Në hyrje të shkollës, një staf mësuesish të caktuar me këtë detyre bashkë me staf mjekësor dhe me oficerët e sigurisë së shkollave do të monitorojnë të gjithë procesin e hyrjes së nxënëve në shkollë, e qëndrimit në orarin e mësimit por edhe të daljes nga godina arsimore. Në momentin e hyrjes, nxënësve u kërkohen të jenë me maska dhe doreza të siguruara nga ministria e Arsimit. Gjithashtu, në çdo bankë secili nxënës do të ketë një dezinfektues për duart, edhe këto të siguruara nga bashkëpunimi i ministrisë së Arsimit me UNICEF, çka ka siguruar shpërndarje dezinfektantësh për duart në të gjithë institucionet arsimore. Ata kanë siguruar 5 tonë dezifektant.
Ndërkohë edhe nga njësia vendore është bërë furnizimi i shkollave me detergjentë larës për mjediset e shkollave, detergjent larës për duart. Është mundësuar po ashtu që shkollat të kenë ujë dhe rezervuarët janë dezifektuar me klor”, u shpreh Guga.
Për orientimin e nxënësve, Guga tha për ATSH-në se përmes një harte, atyre u është përcaktuar më herët qëndrimi në klasa e banka. ‘Paraprakisht nxënësit kanë komunikuar më mësuesit kujdestarë dhe e dinë me saktësi se në cilën klasë dhe bankë do të ulen. Është punuar me një hartë ku të gjithë nxësësit e kanë të përcaktuar klasën dhe bankën. Ndërkohë që qëndrimet në klasë janë të distancuara qoftë me nxënësit po ashtu edhe me mësuesit. Njëkohësisht, klasat do të mbahen të ajrosura herë pas here. Dhe dalja e nxënësve nga klasa bëhët vetëm në rastet e një nevoje emergjente për shembull nëse një nxënës do të shkojë në tualet ku në çdo rast të daljes së tyre nga klasa, stafi përgjegjës do të monitorojë lëvizjet e nxënsve, ku qëndrimi i këtyre të fundit në korridore është totalisht i palejueshëm’.
Sakaq, në të gjitha mjediset e shkollës, në korridore, pranë tualeteve, në kënde të klasave janë të vendosura postera të sjelljes dhe zbatimit të rregullave higjieno-sanitare dhe lëvizshmërisë së nxënesve.
“Klasat mund të ken jo më shumë 10 nxënës deri në 12 nxënës në varësi të sipërfaqes. Mësimi do të fillojë në 8 e gjysëm ose në 9. Do të bëhen 4 orë mësimore për 4 lëndet e provimeve dhe në shkollë do të jetë të pranishëm stafi i mësueve të këtyre lëndëve si:Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhë e Huaj, Matematikë dhe lëndët me zgjedhje. Në 4 orë mësimore bëhen dy pushime të vogla por pa qëndrime në korridore.
Paraprakisht, drejtoria e shkollës ka përcaktuar orarin mësimor, ngarkesën e mësuesve duke bërë një planifikim të ndarjes së ngarkesës së orëve mësimore përkundrejt klasave të shtuara. Orët mësimore realizohen nga të gjithë mësuesit e atij ekipi lëndor.
“Të gjithë mesuesit e atyre lëndeve tashmë kanë unfikuar një plan mësimor që do të punojmë në këtë 3 javë konsulimesh. Bëhët fjlalë për përsëristje dhe konsultim mbi programin orientues të maturës shtetërore. Ky program orientues ka pësuar ndryshime në funksion të situatës, gje që do të thotë që pas 9 marsit dhe deri në 18 maj, ky program, orientues nuk i përmban këtë tema mësimore. Kjo për të mos i mbingarkuar nxënësit në këtë situatë”, u shpreh Guga.
Zv.ministrja sqaroi se po të njëjta rregulla do të zbatohen edhe në daljen e nxënësve në shkolla.
“Po të njëjta rregulla do të zbatohen edhe në dalje të nxënësve. Pra, që nga ruajtja e distancimit fizik deri në përfundim të mësimit dhe procesi i dezinfektimit të klasave që do të kryhet çdo ditë pas përfundimit të mësimit’, -argumentoi Guga. z.tosku/j.p/