Sot në ditën botërore dedikuar Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se mosmarrja e masave të sigurta mbrojtëse për rikthimin e punëtorëve në punë mund të bëhet shkak për një valë të dytë në përhapjen e virusit.

Masat për mbrojtjen e këtyre punonjësve duhet të përfshijnë – mes të tjerash – edukimin dhe trajnimin për praktika të sigurta dhe të shëndetshme pune, sigurimin falas të pajisjeve mbrojtëse personale sipas nevojës, ofrimin e shërbimeve të shëndetit publik dhe mundësive alternative për sigurimin e jetesës.

Për të mundësuar një rikthim të sigurt në punë dhe për të shmangur ndërprerje të mëtejshme të punës, rekomandohet hartëzimi i rreziqeve dhe vlerësimi i faktorëve që ndikojnë në përhapjen e infeksionit përgjatë të gjitha proceseve të punës dhe vazhdimin e këtij vlerësimi edhe pas rikthimit në punë.

Ndërmarrjen e masave për mbajtjen nën kontroll të rrezikut, të përshtatura sipas çdo sektori dhe specifikave të çdo vendi pune. Ndër to mund të përfshihen: Pakësimi i ndërveprimit fizik mes punonjësve, kontraktorëve, klientëve e vizitorëve dhe respektimi i distancimit fizik në rast ndërveprimi. Përmirësimi i ajrimit/ventilimit në vendin e punës. Pastrimi rregullisht i sipërfaqeve, duke siguruar vende pune të pastra dhe higjenë të lartë, si dhe sigurimi mjeteve të duhura për larjen e duarve dhe dezinfektim. Sigurimin e Pajisjeve Mbrojtëse Personale për punonjësit aty ku janë të nevojshme dhe falas. Marrjen e masave për izolimin e rasteve të dyshuara dhe gjurmimin e çdo kontakti.

Sigurimi i mbështetjes për shëndetin mendor të punonjësve. Ofrimin e materialeve trajnuese, edukuese dhe informuese për shëndetin dhe sigurinë në punë, ku të përshkruhen praktikat e duhura për higjenizim dhe përdorimin e çdo mjeti parandalues të rreziqeve në vendin e punës.

Elbasaninews.tv