Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullat e kthimit në shkollë të maturanteve, institucionet e arsimit kanë ndërmarrë masat për zbatimin e tyre.
Që në hyrje të shkollës është vënë sinjalistika që do të ndiqet ndërkohë që në klasa janë vendosur bankat në distancë 2-2.5 metra nga njëra-tjetra.
Ndërsa në çdo bankë është vendosur alkooli dezinfektues, ndërkohë që në klasa janë vendosur shenjat e distancës. Në dyert e klasave janë afishuar edhe protokollet e sigurisë që do duhet të zbatohen nga mësuesit dhe nxënësit
Në klasat që do të hapen nuk do të ketë më shumë se 10-12 maturantë, ndërsa do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare për hapësirë nëse do të jetë e nevojshme. Maturantët kthehen në mjediset e shkollës në datën 18 maj – 5 qershor 2020, ndërsa provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 8-18 qershor 2020.
Elbasaninews.tv