ATSH/ Në 26 nëntor nxënësit e parë të prekur nga tërmeti do të kenë shkolla të reja me standarde bashkëkohore, ndërsa deri në pranverën e 2021 do të jenë pjesa më e bukur e infrastrukturës arsimore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një album fotografish me pamje nga punimet për ndërtimin e shkollave të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

“Nga albumi i rindërtimit të shkollave që në 26 nëntor do të nisin të presin nxënësit e parë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar dhe deri në pranverën e ardhshme, do të jenë të tëra pjesa më e bukur e krejt infrastrukturës sonë arsimore”, – thekson Rama.

Rreth 140 shkolla, një pjesë e mirë e tyre të financuara nga buxheti i shtetit, janë në proces ndërtimi pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

Standardi për ndërtimin e shkollave është Eurocode 8. Hapësirat mësimore do të rriten, kapaciteti për klasë do të shkojë në 24 nxënës. Po ashtu, në klasa, kopsht parashkollor ka një rritje të numrit të klasave dhe ulje të numrit të nxënësve për klasë. Janë me laboratorë kimie, fizike, biologjie dhe informatike që të gjitha shkollat. Pastaj kanë të gjitha bibliotekë, hapësira multifunksionale, kanë të gjitha sallë të edukimit fizik. Palestër me 400 m2. Me ambiente ndihmëse me dushe, garderobë, me tualete”, etj.