Vetëm gjatë marsit importi i grurit me Rusinë u rrit me 102 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa çmimi i miellit 200 lek për kuintal.

“Ka qenë një lëvizje shumë  e vogël. Atëhere një thes kushtonte 13 mijë lekë, ato ditë e rritën me 4 mijë lekë për kuintal”

Por në disa zona të vendit, banorët vazhdojnë ta sigurojnë bukën nga toka e tyre.

Duket sikur i përket një tjetër periudhe, por ky mulli me ujë në Valikardhë të Bulqizës, bluan grurë e misër prej dekadash.

Mullixhiu tregon se punën nuk e ka ndalur as në kohën e luftës me koronavirusin.

“Vijnë 10  fshatra që bluajnë këtu. Unë kam dy  prindër të vjetër që përdorin çdo ditë bukën, ata nuk përdorin bukën e bardhë, por vetëm bukë misri, ore bukë gruri të shtirë vetë”

Fermerët shqiptarë vit pas viti kanë hequr dorë nga kultivimi i drithërave. Për vitin 2019 të dhënat mungojnë, ndërsa në vitin paraardhës, sipas të dhënave të INSTAT u prodhuan 678 mijë ton drithëra, por me një rënie prej 3.5% më pak se një vit më parë.

Niveli  më i lartë i prodhimit u arrit në qarkun e  Fierit me 172 mijë ton, pasuar nga Elbasani me 96 mijë dhe Korçë me 74 mijë ton.

“Unë mbjell 1.5 hektar”

Pjesa më e madhe shkon për tregtim, por ky fermer nga Maliqi, gjithmonë ndan edhe pjesën për bukë.

“Një person i takon  2.5 kuintal grurë, llogaris 15 kuintal grurë për vete”

Për shkak edhe të prodhimit këtu edhe mullinjtë janë me energji. Ai funksionon prej rreth 20 vitesh dhe puna është e vazhdueshme.

“Ka 22 vjet që funksionoj, puna është e përditshme”

Në total në vitin 2018 janë prodhuar 391 mijë ton misër dhe 240 mijë ton grurë, ndërsa elb dhe thekër rezultojnë të jenë kultivuar rreth 11 mijë ton.

Ora News