Objektivi i përgjithshëm i ADRINET, “Rrjeti Adriatik për Ekosistemet Detare”, bashkëpunim i IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi është përmirësimi i sistemit të përbashkët të menaxhimit të bregdetit dhe krijimi i planeve qeverisëse për ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve bregdetare brenda zonës së Programit, territoret e të cilave ndajnë të njëjtat çështje sa i përket ndotjes, tejshfrytëzimit të rezervave të peshkut, peshkimit të paligjshëm, sofistikimit dhe ‘peshkimit fantazmë’.
Projekti përfshin investime në teknologji, hartimin e intineratit të peshkimit dhe monitorimin e ndotjes së detit, dhe siguron shërbime, mbështetje shkencore dhe aftësi për profesionistët e peshkimit dhe konsumatorët, me qëllim që konsumi i peshkut të jetë më i sigurt dhe në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e BE-së./k.s/j.p/