Kanali u dëmtua pak ditë më parë nga rrëshqitja e një masivi dheu, duke ndërprerë furnizimin me ujë për vaditje në zonë. Ndërhyrja e menjëhershme e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ka bërë të mundur rikthimin e infrastrukturës vaditëse.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një video-mesazhi, tha se punimet janë drejt përfundimit dhe se nesër rikthejmë vaditjen e tokave bujqësore në normalitet.

““Lajm i mirë për fermerët e Elbasanit dhe Cërrikut. Tashmë kemi ndërtuar një strukturë metalike që do të mundësojë rikthimin e vaditjes së tokave bujqësore të të gjithë kësaj zone”, deklaroi Salla.

Sipas ministrit, kanali “Naum Panxhi” është 43 kilometra i gjatë dhe mbulon rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore në Elbasan dhe Cërrik.

Rikthimi i kanalit në funksion siguron vijimin normal të vaditjes për mijëra hektarë tokë bujqësore dhe të mbështesë aktivitetin e fermerëve të Elbasanit dhe Cërrikut.

/e.xh/a.f/