Në kuadër të zbatimit të Programit Kombëtar të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon vaksinimin e bagëtive të imta dhe kafshëve bujqësore në të katër rajonet: Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se deri tani ka përfunduar 85 % e procesit të profilaksisë shtetërore, në të gjitha zonat e identifikuara me risk të lartë.
Dozat e vaksinave administrohen falas nga veterinerët zyrtarë të Shërbimit në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.