Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 128,071 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 2 milion, konkretisht 2,000,984.

Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 501,206 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 26 mijë mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 609 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 21,067 viktima ndërkohë 18,579 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 15,750 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 12,868 të vdekur dhe 98,476 të infektuar.

15 prill- Raportimi i orës 08:00 

 

14 Prill raportimi i orës 08:00

Ora News