Shkon në 24 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Mbrëmjen e kësaj të hëne ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv 68 vjeçarja me iniciale L.K nga Tirana, e cila ka qenë e intubuar prej 10 ditësh.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.
Betejën me koronavirusin deri tani e kanë humbur 24 qytetarë, ndërkohë numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 467, nga të cilët 232 janë shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
/Ora News.tv/