ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha sot se Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë me 2 oficerë në Komandën e Forcës së Bashkuar.

“Shqipëria është krenare që është ndër shtetet themeluese të strukturës më të re të NATO-s, Joint-Force Command në Norfolk të SHBA-ve”, tha Xhaçka.

Po ashtu, ministrja Xhaçka shtoi se “Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë me 2 oficerë në Komandën e Forcës së Bashkuar, që ka për qëllim mbrojtjen e linjave të komunikimit strategjik të Atlantikut të Veriut dhe parandalimin nga çdo sulm i mundshëm, nëpërmjet angazhimit të Flotës së 2-të të Marinës amerikane”.