Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion nga Shqipëria do të jenë sot në Bruksel, për të raportuar para vendeve europiane për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së. Takimi do të nisë në orën 12.00.
Krerët e vendeve të BE-së do të kalojnë në “sitë” arritjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, do të drejtojë takimin.
Gjithashtum, gjatë kësaj konference do të flitet dhe për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe marrjen e një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, edhe pse vetë Rama është shprehur skeptik për këtë.
Në një takim me gazetarët në Tiranë, Rama tha se nuk do të ketë datë për konferencën ndërqeveritare pa u zhvilluar zgjedhje në Holandë, një ndër vendet më skeptike për integrimin.
Në orën 14.00 në Bruksel do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, për të konkluzionet e takimit. Gjithashtu, Rama pritet të takohet dhe me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varherly, si dhe presidentin e radhës të BE që mbahet nga Portugalia Antonio Costa.