Bashkimi Europian duhet të  mbështesë financiarisht projektet për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zv. kryeministrja njëherësh ministre e Energjisë, Belinda Balluku theksoi se siguria energjitike është  e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen financiare të Bashkimit evropian, ne kemi nevojë për një përgjigje të shpejtë, siç BE kërkon që ne të përgjigjemi shpejt të implementojmë strategjitë dhe politikat e tyre, ashtu kërkojmë edhe ne përgjigje. Siguria energjitike nuk mund të jetë çështje që trajtohet në mënyrë spioradike pasi edhe rezultatet do të jenë të tilla”, ka thënë ajo.

Zv.kryeministrja tha se tashmë kanë nisur projektet e para në këtë drejtim, ndërsa theksoi se së shpejti do të  ngrihen stacione për karikimin e automjeteve elektrike në  segmentet kryesore rrugore

“Projekti i stacioneve të parkimit që ne kemi në plan që të ndërtojmë në akset dhe në autostradat tona. Gjithashtu edhe në ndërtimin e hekurudhave e rëndësishme, ku njërën jemi në ndërtim e sipër të jenë të elektrifikuara”, ka thënë ndër të tjera Balluku.

Shqipëria synon që  në vitin 2030 të kthehet në një vend eksportues neto të energjisë elektrike./a