Xhafaj prezantoi zhvillimet e fundit në Shqipëri për rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike, me miratimin e strategjisë kombëtare për sigurinë kibernetike dhe u ndal në aktivitetet e kryera për rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve në këtë fushë.
“Rëndësi merr bashkëpunimi shumëpalësh në nivel rajonal si dhe nevojën e mbështetjes financiare dhe rritjes së investimeve për të përballuar si duhet sfidat aktuale dhe të pritshme për sigurinë kibernetike dhe kapacitet reaguese të shtetit”- deklaroi Xhafaj.