Trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në degën rajonale të Elbasanit dhe autoritetit Kombëtar të Ushqimit, zhvillojnë çdo ditë inspektime në terren për të mundësuar sigurinë ushqimore të të gjithë qytetarëve. Vetëm ditën e sotme këto ekipe kanë kryer inspektime në 60 subjekte, të cilat i kanë pasqyruar edhe në platformën e re në Google.

Drejtori i AKU Elbasan, në një intervistë për Tv Skampa është shprehur se ekipet e inpektimit janë çdo ditë ne terren duke monitoruar të gjitha bizneset që deri në këtë momente janë lejuar të hapen.

Sipas këtyre ekipeve, nga monitorimet e sotme nuk u konstatuan shkelje në subjektet e monitoruara, ndërsa rregullat zbatoheshin dhe ishin afishuar protokollet në pjesën më të madhe.

Problematikë është zona rurale pasi nuk kanë informacion për afishimin e protokolleve, këto subjekte u këshilluan. Inspektimet janë kryer duke respektuar ndarjen zonale.

Elbasaninews.tv