ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar sot disa fakte me rëndësi nga zbatimi i reformës në drejtësi sa i përket konsolidimit të sistemit të drejtësisë penale për të mitur.
“Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e hartimit dhe miratimit të 13 akteve për drejtësinë penale për të mitur”, ka theksuar Gjonaj.
Gjithashtu, ka shtuar Gjonaj, “është përfunduar dokumentacioni, i cili normon funksionimin e brendshëm të Qendrës për Parandalimin e të Miturve, si dhe kanë vijuar procedurat e rekrutimit të stafit”.
“Janë nënshkruar 18 marrëveshje bashkëpunimi si dhe janë ngritur 11 qendra të reja të trajtimit të të miturve në njësitë e qeverisjes vendore gjatë vitit 2020” , ka nënvizuar Gjonaj.
“Për herë të parë do të vihet në funksion Sistemi i Integruar i të Dhënave të Drejtësisë Penal për të Mitur dhe është në proces, përditësimi i sistemit dhe trajnimi i stafeve të institucioneve shtetërore (gjykatë, prokurori, polici e shtetit etj) të cilët do të përdorin këtë system në funksion të të miturve”, tha Gjonaj.
/gj.mima//a.a/