ATSH/- Buxheti i shtuar nga qeveria, prej 400 milionë lekë, në mbështetje të subvencionimit të fermerëve për vitin 2020, ka shumëfishuar numrin e aplikimeve të kualifikuara nga Skema Kombëtare, në të shtatë masat e mbështetjes të .
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) publikoi numrin rendor të aplikantëve që ndodhen mbi vijën e financimit, përkatësisht për 7 masat që subvencionon Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2020.
Sipas AZHBR-së për masën 1: Tufa bazë e matrikulluar – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 2964 aplikime, kundrejt 1714 aplikimeve që ishin kualifikuar përpara buxhetit shtesë.
Masa 2: Bletaria – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 1344 nga 823 aplikimeve në listën e parë.
Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik – Do të përfshihen në fond
aplikimet deri në numrin rendor 386 nga 225 më parë.
Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike – Do të përfshihen në fond
aplikimet deri në numrin rendor 248 nga 142 aplikime në listën e parë.
Masa 5: Mbështetje për fermat organike – Do të përfshihen në fond aplikimet deri
në numrin rendor 125 nga 98 të renditura në fillim.
Masa 6: Certifikimi Global Gap – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin
rendor 33
Ndërsa shtohet në listën e përditësuar numri i aplikantëve për agroturizëm.
Masa 7: Investim në agroturizëm – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në
numrin rendor 3, njofton AZHBR-ja. /a.a/