Deri në 5.5 miliardë njerëz mund të preken nga ndotja e ujëravë sipërfaqësore deri në vitin 2100, sipas një studimi të botuar në revistën Nature ëater. Gjetjet tregojnë gjithashtu se Afrika Sub-Sahariane parashikohet të bëhet një vatër globale e ndotjes së ujërave sipërfaqësore deri në fund të shekullit.
Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi socio-ekonomik (ndryshimet në popullsi, përdorimi i tokës, rritja ekonomike) pritet të ndikojnë në ujin në dekadat e ardhshme, thuhet në studim, i cili shqyrtoi ndikimet e tyre në temperaturën dhe kripësinë e ujit, ndotjen organike dhe patogjene.
Ekipi përdori një model global të cilësisë së ujit sipërfaqësor me rezolucion të lartë për të simuluar temperaturën e ujit dhe treguesit e kripësisë, ndotjes organike dhe patogjene për periudhën si në vitin 2100. Studimi zbuloi se përqindja e popullsisë së botës e ekspozuar ndaj kripësisë, ndotjes organike dhe patogjene deri në fund të shekullit varion midis 17-27%, 20-37% dhe 22-44%.
Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 10.4 miliardë deri në vitin 2100. Aktualisht, më shumë se një e katërta e popullsisë mbështetet në ujin e pijshëm të pasigurt, sipas UNESCO-s, me rreth 80% të njerëzve që jetojnë nën stresin e ujit në Azi, në veçanti, Kina verilindore, si dhe India dhe Pakistani.