ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur 17 vende të lira pune për pozicionin inspektor në drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në terren.

Në faqen online të administratës tatimore janë publikuar pozicionet e punës, për të cilët do të konkurrojnë të interesuarit, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar.

Sipas DPT-së, afati për dorëzimin e dokumenteve është data 10 qershor 2020. Të gjithë të interesuarit dokumentacionin e kërkuar duhet ta dorëzojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Pas datës 17 Qershor kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.

Hapja e procedurës për konkurrim në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror bëhet për grupin e pozicioneve:
-10 (dhjetë) pozicione Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kategoria e pagës III-b.
-1 (një) pozicionin Inspektor, në Sektorin e Koordinimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kategoria e pagës III-b.
-4 (katër) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, kategoria e pagës IV-a.
-2 (dy) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria e pagës IV-a./a.gjonaj/ /a.g/