Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin,Taulant Balla ka takuar disa banorë sot në fshatin Gracen. Ai foli për vaksinimin si dhe thumboi opozitën dhe i atribuoi vlerat mazhorancën, në veçanti kryeministrit Edi Rama.
Ne do të vazhdojmë vaksinimin në këtë qendër. Dua që të gjithë banorët e Gracenit të vaksinohen, ata mbi 70-vjeç menjëherë, pastaj brenda 10-ditësh ata mbi 65-vjeç. Nuk duhet të kemi asnjë ta pavaksinuar në Gracen. Shqipëria ka dy beteja, një të Edi Ramës për vaksinim dhe një të Lulzim Bashës për të shpërndarë Covidin. Kur ligji thotë që takimet mund te zhvillohen por duke respektuar distancën, duke mbajtur maskën, pse nuk e mban maskën një anëtar i PD?



























