Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ‘shkundur’ jugun e Greqisë pak momente më parë. Lëkundja është ndjerë në Pyrgos, Ilia.

Tërmeti u ndje rreth orës 16:17 me orën lokale.

Paraprakisht raportohet se tërmeti në fjalë është ndjerë nga njerëzit që banojnë në zonat e jugut të Greqisë, por nuk ka të lënduar apo viktima.