ATSH/Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zgjeruar rrjetin e destinacioneve të tij me shtimin e linjës direkte drejt Gothenburgut, në Suedi.

Në njoftimin e TIA-s bëhet e ditur se fluturimet do të operohen nga kompania ajrore Norwegian, duke u ofruar pasagjerëve një mundësi të re udhëtimi drejt qytetit suedez për qëllime turizmi, biznesi apo vizitash familjare.

Shtimi i kësaj linje forcon lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Suedisë, ndërsa zgjeron më tej ofertën e destinacioneve ndërkombëtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Hapja e linjës së re synon të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve dhe të krijojë më shumë mundësi për shkëmbime ekonomike, turistike dhe kulturore mes dy vendeve.

/e.i/a.f/